Aktualitet

Vrasja e Flamur Doçit në Korçë, çfarë ndodhi?

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Flamur Doçit në Korçë, çfarë

Devis Hoti, 18 vjecari i cili u dyshua për vrasjen e 45 vjecarit Flamur Duci nga fshati Mborje përpara 10 muajsh, është lënë sot i lirë nga Gjykata e Korcës.

Pasi janë  kryer analizat e ADN, fija e flokut e cila është gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit nuk i përkiste 18 vjecarit që ishte dyshuar si autor i vrasjes. Pas kësaj gjykata e ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitjeje.

Valbona Hoti, nëna e të dyshuarit në fjalë u shpreh se djali i saj është i pafajshëm .”Jam e ëma e Devis Hotit. Djali doli i pafajshëm. Nuk kishte bërë gjë. Të  gjendet autori. Djali bëri kot 8 muaj burg. Pse? Pse? Duam drejtësi. Pse i bëri djali 18 vjeç. Nuk e kishte bërë fëmija. Doli ekspertiza, ADN-ja. Është me detyrim paraqitje. Pse e ka lënë detyrim paraqitje? Ekspertiza doli. Dua të drejtën time”- tha nëna e Devis Hotit.

Flamur Doci u vra para lokalit të tij rreth orës 6 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019 në fshatin Mbroje. Sipas policisë në atë kohë viktima u godit me thikë në krahun e zemrës, ndërkohë që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët./ Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH