Aktualitet

Vjosa Osmani tregon çfarë bisedoi me Ramën në Kryeministri

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani tregon çfarë bisedoi me Ramën në Kryeministri

Kreyministri Edi Rama nuk ishte sot i pranishëm në sallën e Kuvendit, kur Presidentja në detyrë e Kosovës mbajti fjalimin e saj.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare gjatë një interviste për Euronews Albania, ajo tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.

Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,” – tha Presidentja në detyrë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli dhe për takimin që ka pasur me kryeministrin, Edi Rama ku tha se kishte diskutuar për minischengen dhe kërkesën për miratimin e një rezolute të Parlamentit të Shqipërisë për gjenocidin serb në Kosovë.

“I thashë ato që i kam thënë publikisht, ia kam thënë edhe në takime të mëhershme (minischengen). Në mënyrë që një iniciativë rajonale të ketë suksese duhet të iniciohet nga të gjitha vendet. Kërkojmë gjithë përfshirë dhe të konsultohet Kosova para se të ecet përpara. Kemi kërkuar detaje për marrëveshjen.

Meqë takimi ka qenë i mbyllur nuk më duket në rregull që të komentoj ato që ka thënë kryeministri. Besoj që e keni dëgjuar kryetarin e Kuvendit dhe Presidentit që nuk kanë pasur asgjë kundër dhe ekipet tona janë gati që të vazhdojnë punën, unë mendoj se kjo është gjëja më normale. Rezoluta e ndërkombëtarizon atë që Kosova ka kaluar”, theksoi për takimin me kryeministrin e Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH