Aktualitet

Vettingu në Polici/ Kush do dalë nesër para Komisionit të Vlerësimit?

Shkruar nga Liberale
Vettingu në Polici/ Kush do dalë nesër para Komisionit të

Nesër fillon Vettigu në Polici! Që prej ditës së nesërme do të fillojnë seancat dëgjimorë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

- Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Oltion Shehu

Subjekti: Z. Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Data/Ora: E martë, datë 5 Nëntor 2019, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj

- Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Adriatik Ago

Subjekti: Z. Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Data/Ora: E premte, datë 8 Nëntor 2019, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko

Në njoftim theksohet se mediat mund të regjistrojnë pamje ose foto vetëm në momentet e para, ndërsa gazetarët mund të ndjekin seancën.

Po ashtu mediave u lejohet të filmojnë shpalljen publike të vendimit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH