Aktualitet

Vendimi i gjykatës për Tahirin, gazetarja: Ka lidhje me Habilajt

Shkruar nga Liberale
Vendimi i gjykatës për Tahirin, gazetarja: Ka lidhje me Habilajt

Ditën e sotme është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u shpall fajtor për shpërdorim detyre më 19 shtator.

Sipas gazetares Klodiana Lala nga 140 faqe dokument faktohet lidhja e qëndrueshme dhe e vijueshme mes Tahirit dhe Moisi Habilajt.

"Sipas gjykatës ka prova që tregojnë një situatë marrëdhëniesh të qëndrueshme mes Tahirit dhe Moisi Habilaj. Lidhja e qëndrueshme konfirmohet konkretisht jo vetëm me shitjen e automjetit ‘Audi’ por bëhet fjalë për shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan dhe Moisi Habilaj, si automjeti ujor që u mor për riparim; përdorim i automjetit ‘Audi’ nga Tahiri dhe bashkëshortja e tij për disa raste edhe pse ishte shitur. Udhëtimi në të njëjtën kohë vajtje-ardhje në Itali i Moisi Habilajt dhe babait të ish-ministrit, Bashkim Tahiri që konfirmon se familja e Tahiri dhe familja Habilaj ka pasur kontakte të qëndrueshme. Sipas Gjykatës ka pasur komunikime të shpeshta dhe të drejtpërdrejta telefonike të Moisi Habilaj me Eli Robon, një njeri i afërt i Tahirit që punonte drejtor në Ministrinë e Brendshme", ka thënë Lala.

Në dokument, gjykata arsyeton se përse ish-ministri u shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre dhe jo për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097908,1097909,1097910,1097911"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH