Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, Prokuroria nis hetimet, sekuestron kartelat në QSUT

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare,

Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku i mituri Brian Spahiu  humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë dentare, ka ardhur reagimi i insitucioneve.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja, si dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pas akuzave të familjarëve të vogëlushit, se vdekja ishte shkaktuar nga narkoza, ka ardhur reagimi i mjekut Roland Xhaxho, i cili nëpërmjet një deklarate për shtyp shfaqjësonte veten duke thënë se fëmija kishte pasur probleme me zemrën në të kaluarën dhe rrezikohej nga infeksionet, prandaj dhe ndërhyrja ishte bërë e menjëhershme. Po ashtu, ai deklraonte se kishte asistuar gjatë gjithë kohës që fëmija ndodhej i shtruar në QSUT.

Ndërkohë, Bledar Spahia, babai i 3-vjeçarit, mohon dhe thotë se fëmija nuk kishte më probleme, duke publikuar edhe recetën e mjekut pediatër Albert Koja, ku i rekomandohej ndëhyrja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH