Kronikë

Vajza e mitur lind jashtë-martese, e ëma e saj denoncon shqiptarin për përdhunim

Shkruar nga Liberale
Vajza e mitur lind jashtë-martese, e ëma e saj denoncon shqiptarin

Një shtetas i Shqipërisë është denoncuar se ka dhunuar seksualisht një vajzë në moshë, në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë.

Nëna e viktimës ka denoncuar ngjarjen në polici, pasi vajza kishte lindur fëmijë jashtëmartesor në spitalin e Gjilanit.

I dyshuari është arrestuar me urdhër të prokurorisë, deri në mbyllje të hetimeve. Por ndonëse burimet policore janë shprehur të rezervuara, fakti që ngjarja është denoncuar me vonesë, dhe shtetasi shqiptar jetonte në Kosovë do të thotë se ai mund të ketë krijuar një lidhje me vajzën nën moshë.

Pas denoncimit, mediat në Kosovë duke iu referuar policisë lokale thonë se me urdhër të prokurorisë shtetasi nga Shqipëria është arrestuar. Ngjarjen e ka denoncuar nëna e viktimës, kur vajza e saj kishte mbetur shtatzënë dhe kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martese. Prokuroria po mbledh dëshmi për të zbardhur të vërtetën. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH