Aktualitet

U përfituan në mënyrë të paligjshme, sekuestrohen disa prona në zonën bregdetare të Lezhës

Shkruar nga Liberale
U përfituan në mënyrë të paligjshme, sekuestrohen disa

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur një ditë më parë sekuestron preventive ndaj disa pasurive në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat nga ana e SPAK, nuk bëhet me dije se kujt i përkasin këto prona.

SPAK njofton se bëhet me dije se “gjatë hetimit ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro”.

Kështu GJKKO ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 8000 m2, Ishull Lezhë.

2. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 1148 m2, Ishull Lezhë.

3. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

4. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH