Aktualitet

Tiranë/ I vodhën me dhunë varësen qytetares, prangosen dy të rinjtë, në telashe edhe  pronari i argjendarisë

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ I vodhën me dhunë varësen qytetares, prangosen dy

Policia ka identifikuar dhe çuar në pranga dy të rinj, pasi dyshohet se pak ditë më parë i vodhën me dhunë varësen një shtetaseje në Tiranë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”.

Sipas bluve, më datë 08.07.2022, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë.

Pasi i kanë vjedhur me dhunë varësen shtetases I. K., të rinjtë e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë, pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH