Aktualitet

Sulmi në Vjenë, gazetari: Gjuha ekstreme u dha hov ekstremistëve

Shkruar nga Liberale
Sulmi në Vjenë, gazetari: Gjuha ekstreme u dha hov ekstremistëve

Të paktën katër persona humbën jetën nga një sulm terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Redaktori i gazetës ‘Tages Anzeiger’, Enver Robelli tha për Euronews Albania se kryeministri francez Emanuel Macron, me mbrojtjen publike të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, ka ndikuar që të ndizen emocionet nga politikanë të ndryshëm.

“Ka qenë një zinxhir i gjuhës së ashpër mes politikanëve në Perëndim dhe populistëve në Lindje. Gjuha ekstreme u ka dhënë hov ekstremistëve. Më tej Macron e ka relativizuar deklaratën e tij teksa ka thënë se është keqkuptuar. Problemi i tij është se ai është një politikan i papjekur, që më shumë i pëlqejnë deklaratat bombastike”, tha z. Robelli.

E njëjta gjë vlen edhe për kancelarin e Austrisë, sipas tij, i cili siç tha nuk shquhet si politikan që ul tensionet.

“Kancelari Kurz në fjalimet e tij u drejtohet të dashur austriakë dhe austriake, duke bërë dallim shumë të qartë me të gjithë të huajt që jetojnë në Austri. të mos harrojmë se ai ka qenë përkrahës i politikanit më të korruptuar në Ballkan, Gruevskit.

Edhe ai bën politikë për vota. Qeveria e tij duhet të pyesë veten se si ka mundësi që terroristi, pasi është dënuar, pas pak muajsh është liruar me një urdhër të autoriteteve që të shkojë të bëjë një terapi, por s’ka asnjë raport nëse policia e ka mbikëqyrur këtë person”, tha z. Robelli.

Ai apeloi që vendet perëndimore të shikojnë nga vijnë imamët që predikojnë nëpër xhami në këto shtete pasi ata sipas tij po ndikojnë në përçimin e frymës radikale tek besimtarët.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH