Aktualitet

Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim: 50 mln dollarë mbështetje për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim: 50 mln dollarë mbështetje

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, u ndal tek ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare ndaj sulmit të Iranit.

Ambasadorja Kim tha se SHBA-të tha se 50 mln dollarë janë në mbështetje ndaj sulmeve kibernetike.

“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë”, tha ambasadorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH