Aktualitet

Shqiptari vret ukrainasen, arsyeja do t'ju habisë

Shkruar nga Liberale
Shqiptari vret ukrainasen, arsyeja do t'ju habisë

Një lajm i rëndë vjen nga rajoni i Brandenburgut në Gjermani.

Një shqiptar 39-vjeçar ka dhunuar për vdekje fqinjën e tij, një ukrainase po 39-vjeçare.

Sipas gazetës BILD, ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në një bllok apartamentesh në qytetin Ebersvalde.

Gruaja vdiq si rezultat i dhunës barbare, bëri të ditur të premten prokuroria.

Shqiptari, i cili nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale, ka heshtur përpara hetuesve.

Gazeta gjermane MOZ shkruan se krimi ndodhi pasi ukrainasja kishte tentuar që të ndihmonte gruan e shqiptarit, e cila po dhunohej.

“Një grua u vra vetëm pse donte të ndihmonte fqinjen e saj kundër bashkëshortit që po e dhunonte,” shkruan gazeta.

Një fëmijë 8 vjeç ka telefonuar policinë pas krimit të rëndë. Por ishte e pamundur për të shpëtuar ukrainasen.

Hetimet vazhdojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH