Aktualitet

Shqipëria turistike, “ana tjetër e medaljes”

Shkruar nga Liberale
Shqipëria turistike, “ana tjetër e medaljes”

Ambicja e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion tërheqës nga turistët nxjerr në pah imfrastrukturën e cila në shumë zona të vendit ka mbetur si në mesjetë.

Edhe pse në nisje të sezonit turistik, rrugët nacionale në qarkun e Elbasanit shfaqin problematika, siç edhe tregpjnë pamjet nga aksi nacional Elbasan – Gjinar në kilometrin e parë.

Ishte një nga premtimet përpara zgjedhjeve të 14 Majit, por 1 muaj më pas, asgjë s’ka ndryshuar. Pamjet tregojnë qartë gjendjen e kësaj rruge, e cila është kthyer në shqetësim për banorët e kësaj zone.

“Problem janë makinat mos na hyn brenda, gurë tymra neve të hysh brenda ku jetojmë nuk është puna rruga këtu vjen makina tamam si rrufe. Kjo ka tre muaj para votimeve, tre muaj që është prishur dhe asgjë s’është vënë në dorë”, -thotë një banore.

“Morën votat ikën, hajde hidh gurë po na çajnë xhamat gurët”.

Për drejtuesit e mjeteve rruga është shndërruar në rrezik serioz sidomos për lëvizjet gjatë natës.

“Kjo gjendje ka qenë gjithmonë, shpesh se merrem me ujë si me kamion me makine te vogël fugon. Në mëngjes është mire ta lash po pas ja një ore është bere prapë për të larë”, - thekson drejtuesi i një makine.

“Kjo rruga është shumë problem, ajo rruga që hyn te kriva është problem se është e pashtruar dhe ujë i pijshëm që vjen nga bysheku është i papijshëm se është llum i kuq”, shprehet një tjetër banor.

Meqenëse kjo rrugë lidh pikën turistike të Gjinarit me qytetin, amortizimi i saj sjell efekte negative për zhvillimin e zonës. Në reportazhin e përgatitur në Gjinar, Euronews Albania kontaktoi me drejtorinë e mirëmbajtjes së rrugëve në bashkinë Elbasan, të cilët jashtë kamerave theksuan se brenda muajit qershor rruga do të asfaltohet, pasi të sistemohet rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH