Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën ndaj Hygerta Metës, e cila dyshohet se, së bashku me vëllain e saj të madh, Hysen Meta, ka vrarë dhe asgjësuar trupin e babait të saj, Pëllumb Meta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në zonën e Shën Vlashit, duke tronditur opinionin publik.
Hygerta Meta, sipas organit të akuzës,do të përballet me akuzën e re për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, në bashkëpunim me vëllain e saj. Më parë, Hygerta ishte akuzuar vetëm për fshehjen dhe asgjësimin e trupit. Ndryshimi i akuzës e rëndon dukshëm pozitën e saj ligjore në procesin gjyqësor që pritet të nisë sot, ku të pandehur janë edhe dy vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta.
Më herët hetimet zbuluan se Hygerta ka ndryshuar disa herë versionin e saj gjatë procesit, duke pranuar herë përgjegjësinë për vrasjen dhe herë duke mohuar përfshirjen në ekzekutimin e të atit, duke deklaruar se ka ndihmuar vetëm në fshehjen e trupit.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe pritet të zhvillohen seanca intensive për zbardhjen e plotë të saj. Të gjitha palët do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë procesit gjyqësor që nis sot.