Aktualitet

U dhunua me dorezë hekuri, avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë në reanimacion

Shkruar nga Liberale

U dhunua me dorezë hekuri, avokati Sokol Mëngjesi në gjendje

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua një ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Burime për mediet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Ditën e djeshme policia bëri të ditur dhe emrat e autorëve të sulmit: Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.

Gjithashtu policia identifikoi edhe porositësin e sulmit, Dritan Nano.

Shkak i dhunës ndaj Mëngjesit është bërë mospagesa nga disa prej trashëgimtarëve të një prone, e cila me përfaqësim të Mëngjesit u fitua në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.

“Avokati ka përfaqësuar një palë e cila e ka fituar procesin gjyqësor ne shkallën e parë dhe në apel dhe nuk kanë paguar. Disa nga trashëgimtarët e kanë plotësuar kontratën që kanë pasur me avokatin, ndërsa disa nuk kanë qenë dakord”, tha Vocaj.

Avokati Mëngjesi me autorët ishte takuar edhe një muaj më parë, për të diskutuar po për të njëjtën çështje.

“Këta persona janë takuar rreth një muaj para ngjarjes dhe kanë biseduar për këtë çështje”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH