Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shqyrtuar sot kërkesën për mbrojtje të posaçme për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pas letrës këcënuese që mori dy ditë më parë.
Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miratoi kërkesën e gjyqtares Këlliçi për mbrojtje të posaçme.
Mbrojtja e Posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati kohor.
Pasi ka marrë letrën kërcënuese, gjyqtarja i ka dërguar letër KLGJ-së, ku i kërkon mbrotje të posaçme.
“Sot me date 20 janar 2024 me ka ardhur një letër cenuese qe me aq sa mund te deshifroj përmban kërcenim për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund te atestoj ne asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.
Thënë kjo për çdo eventualitet unë kërkoj mbrojtje te posaçme për aq sa ju e shihni te nevojshme”- thuhet ne letrën e gjyqtares Këlliçi.