Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri të Renato Hoxhajt, mëngjesin e 27 prillit në qytetin e Vlorës. Mediet kanë publikuar sot foton e autorit të krimit.
Sipas pamjeve, vrasësi i dyshuar mban një maskë të zezë në fytyrë, kapele në kokë dhe dorashka të zeza.
Kanë qenë kamerat e sigurisë në zonën e lagjes Hajro Çakërri ku u ekzekutua me tre plumba 58-vjeçari që kanë fiksuar një person të maskuar me maskë dhe me kapele që mbulon pjesën me të madhe të fytyrës, i cili dyshohet se mund të jetë autori apo ndonjë nga autorët e vrasjes.
Ndërkaq, policia e Vlorës prej ditës që ndodhi vrasja ka shoqëruar disa persona dhe një nga autorët është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.