Në foton e mëposhtme është 58 vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua ditën e djeshme, me 4 plumba në qytetin e Vlorës. Ai punonte prej 5 vitesh si roje në një objekt pranë shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.
Policia nuk ka arriur ende të identifikojë autorin, por mësohet se një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin e kamufluar me kapele dhe shall për të mos zbuluar fytyrën.
Sipas informacioneve nga policia në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të goditura nga një armë tip pistolete 9 mm. Hoxhaj ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.
Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.
Bashkëjetuesjsa e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikt, ndërsa ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por kishte menduar se ishin fishekzjarre.