Kronikë

EMRI/ I kërkuar ndërkombëtar ekstradohet në Itali, i përfshirë në rrjet ndërkombëtar droge

Shkruar nga Liberale.al

EMRI/ I kërkuar ndërkombëtar ekstradohet në Itali, i

Kevin Kurti, 37 vjeç, një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge në shkallë të gjerë, është ekstraduar këtë të martë, më 3 maj, nga Durrësi drejt Italisë. Ai u ul në aeroportin e Romës Fiumicino, ku iu dorëzua autoriteteve italiane.

Kapja dhe ekstradimi i Kurtit përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në operacionin e koduar “Liga e Kampionëve”, të udhëhequr nga Drejtoria Antimafia e Napolit dhe Karabinierët italianë, me ndihmën e Policisë Shqiptare dhe Europolit.

Kurti i kishte shpëtuar arrestimit më 17 janar, gjatë një aksioni të madh që goditi një rrjet kriminal të trafikut të drogës. Ai u kap më pas më 5 shkurt në Durrës, në një operacion të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas hetimeve, Kurti është një nga 29 personat e dyshuar si pjesë e një organizate ndërkombëtare që trafikon kokainë dhe hashash nga Holanda dhe Spanja në drejtim të provincës së Napolit. Organizata përdorte telefona të koduar për të shmangur hetimet, por autoritetet arritën të çajnë sistemet e sigurisë.

Gjithashtu, u identifikuan dy grupe të veçanta kriminale, që nuk ishin të lidhura direkt me njëra-tjetrën, por përdornin të njëjtat rrugë furnizimi nga Spanja një nga pikat kyçe të trafikut të drogës në Europë.

Pas mbërritjes në Itali, Kurti u vendos menjëherë në dispozicion të Drejtorisë Antimafia të Napolit, ku do të përballet me akuzat për pjesëmarrje në një rrjet të strukturuar kriminal ndërkombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH