Kronikë

Aksidenti në Vlorë-Fier, 2 viktima! Ndërron jetë gjatë transportit për te Trauma edhe pasagjeri i mitur

Shkruar nga Liberale

Aksidenti në Vlorë-Fier, 2 viktima! Ndërron jetë gjatë

Në fillim si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari që drejtonte motomjetin, teksa në një njoftim të dytë policia bën të ditur se gjithashtu ka humbur jetën edhe 16-vjeçari që ishte pasagjer në motomjet.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, ku dy persona duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer”, njofton Policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH