Kronikë

Plagosje me armë zjarri brenda një picerie tek Ali Demi në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Plagosje me armë zjarri brenda një picerie tek Ali Demi në

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri, pasditen e kësaj të diele, në zonë e njohur si Ali Demi në Tiranë.

Ngjarja ndoshi rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, kur një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij”, njofton Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH