Kronikë

Velipojë/ 57-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet arrest kardiak

Shkruar nga Liberale.al

Velipojë/ 57-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Velipojë. Më datë 02 qershor 2025, rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Ish-shtëpia e ushtarakëve”, është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar, me inicialet T. B.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Trupi i viktimës është gjetur nga qytetarë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH