Kronikë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia arreston autorin e dyshuar

Shkruar nga Liberale.al

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia arreston autorin e

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në një piceri në zonën e Ali Demit, ku mbeti i lënduar një 15-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 bënë të mundur arrestimin e 21-vjeçarit Aldo Neziri, i cili akuzohet për "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve".

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes të rinjve, që përshkallëzoi në përdorim armësh zjarri. I mituri, i cili u qëllua gjatë incidentit, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH