Një video e publikuar në Instagram, ku Dea Mishel shfaqet në përqafim me një mashkull gjatë një eventi, ka mjaftuar që rrjetet sociale dhe disa media online të aludojnë për një lidhje të re të saj.
Por ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe influencerja e njohur nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo ka reaguar menjëherë përmes një postimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku sqaron se personi në fjalë është vetëm një mik i afërt.
“Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë dhe një nga krijuesit e kompanisë më të mirë të marketingut në Shqipëri,” – ka shkruar Dea në Instagram, duke shuar kështu çdo dyshim për një romancë të mundshme.