Showbiz

“Flet” me Ilnisa Agollin rikthehet në Top Channel dhe Top Albania Radio

Shkruar nga Liberale.al

“Flet” me Ilnisa Agollin rikthehet në Top Channel dhe Top

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli nuk qëndroi larg ekranit. Ajo u rikthye shpejt me një projekt të ri, por shumë personal – emisionin “Flet”. Një podcast i drejtpërdrejtë, pa filtra dhe shumë i sinqertë.

“Flet” është një hapësirë ku njerëzit ndajnë historitë e tyre pa doreza. Të ftuarit vijnë nga fusha të ndryshme politikë, art, kulturë, media dhe jo vetëm dhe rrëfejnë përjetimet e tyre, mendimet, ndjenjat dhe momentet më të forta të jetës.

Pas suksesit të sezonit të parë, emisioni po rikthehet sërish në ekranin e Top Channel dhe në Top Albania Radio. Çdo episod është një bisedë e thellë dhe e hapur, që të fton të mendosh dhe të ndjesh. Në këtë podcast, fjala është në qendër, por ajo lidhet gjithmonë me njeriun dhe realitetin e tij.

“Flet” sjell tema që na prekin të gjithëve dhe i sheh ato me sy të ndryshëm. Është një vend ku dëgjohet e vërteta, pa zbukurime.

Ilnisa Agolli, me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe të natyrshëm, krijon një atmosferë ku çdo i ftuar ndihet i lirë të flasë hapur. Prandaj, “Flet” është kthyer në një nga podcastet më të ndjekura dhe më të komentuar në media.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH