Ilir Meta ka komentuar pretendimin e Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
'130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë.
Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimj, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por "digjet" vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit. Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!', shkruan ai.