Sport

West Ham pas Ardon Jasharit, gati oferta prej 40 milionë eurosh

Shkruar nga Liberale.al

West Ham pas Ardon Jasharit, gati oferta prej 40 milionë eurosh

Mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, ka pasur një sezon shumë të mirë me ekipin belg Clube Brugge. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, dhe së fundmi, West Ham United nga Premier League ka shfaqur interes serioz.

Sipas mediave sportive, klubi anglez është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Jasharit një shumë që konsiderohet e kënaqshme për Brugge.

Vendimtare do jetë dëshira e vetë lojtarin, i cili pëlqehet edhe nga disa skuadra të tjera. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH