Shqipëri

NGJARJE E PAZAKONTË/ Ngordhja e bagëtive në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E PAZAKONTË/ Ngordhja e bagëtive në Shkodër, ja

Një sëmundje është përhapur në një fermë bagëtish në fshatin Domen të njësisë Postribë në Bashkinë Shkodër. Ferma është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar. Fermeri Zamir Milani thotë se situata është e rëndë dhe i kanë ngordhur disa bagëti.

Ai kërkon të zbulohet çfarë sëmundje është, ndërsa thekson se në tregun e bagëtive ku ka blerë nuk ka bagëti të matrikulluara. Sipas tij, kjo sëmundje është e përhapur edhe në zona të tjera.

Ai shton se ka pasur dëme ekonomike dhe akuzon për paaftësi veterinerët e zonës.

Ndërkohë, inspektori i shërbimit veterinar Shkodër, Muhamed Bisha, tha se për të përcaktuar llojin e virusit janë marrë mostra gjaku, të cilat do të dërgohen për analizë dhe dyshimet janë për 2 – 3 sëmundje. Ai vuri theksin tek problemi i bagëtive të cilat blihen të pa matrikulluara dhe pa kontrolluara.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e fermerëve në zonë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH