Shqipëri

Shqipëria organizon për herë të parë një Europian futbolli/ Starton Europiani U-17 në “Arena Kombëtare”

Shkruar nga Liberale.al
Shqipëria organizon për herë të parë një Europian

Një ngjarje historike për futbollin shqiptar nisi sot në “Arena Kombëtare”, ku për herë të parë Shqipëria mirëpret një Kampionat Europian Futbolli, edhe pse bëhet fjalë për moshat nën 17 vjeç (U-17).

Si vend organizator, Shqipëria luajti ndeshjen e hapjes në stadiumin kombëtar në Tiranë. Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv, të pranishëm ishin edhe figura të larta të shtetit dhe sportit shqiptar.

Në tribunën VIP u panë Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa pjesë e këtij eventi ishin edhe Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Ogerta Manastirliu, si dhe Ministri i Shtetit, Taulant Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH