Aktualitet

"E dhunuan me tre sende të forta"/ Policia jep DETAJE: Efektivi i burgjeve në Tiranë sapo kishte dalë nga shtëpia, del EMRI i 36-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

"E dhunuan me tre sende të forta"/ Policia jep DETAJE: Efektivi i

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Yzberisht, ku u dhunua një efektiv i burgjeve.

Sipas policisë, 36-vjeçari Arbër Labi, punonjës pranë burgut 313, është goditur me sende të forta nga tre persona sapo ka dalë nga banesa. Ata i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH