Durim Bami, është shoqëruar sërish nga policia e Dubait.
Bëhet me dije se ndalimi i tij është bërë me 21 tetor, dhe po mbahet nga policia e Dubait.
Bami, ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër arresti, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024.Pas ndalimit në muajin qershor ai u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht.