Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili tha se dhe Rudina Hajdari është sulmuar, pasi doli kundër PD, deputetja i kërkoi të mos qajë hallin e saj, por të shqiptarëve.
“Ishim në këtë sallë, kur Rama mu hodh e më tha “Rudinë e more përsipër këtë punë, do kesh sulme”. Pra, nuk ishte për të më mbrojtur, ndërsa sot del në mbrojtjen time, sikur i intereson. Nuk kam nevojë fare të qani hallet e mia, as unë të tuajat, unë qaj hallin e shqiptarëve”, tha Hajdari.
Ndërsa Rama tha më herët: “Dëgjoj Rudina Hajdarin që flet dhe harron veten e vet. Ishte vajza e heroit të demokracisë e ngritur në piedestal, derisa mendonte si partia, por kur mendoi me mendjen e vet, e pa vetë ç’i ndodhi." /Gazeta Liberale