Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 15 ditë për 2 tifozët holandezë.
Ata rrahën 45-vjeçarin shqiptar në mes të Tiranë, një ditë përpara finales së ndeshjes Roma-Feyenoord.
Dy tifozët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rrugën e Barrikadave.
23-vjeçari D.B. dhe 21-vjeçari D. H. goditën me sende të forta 45-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime. Ai u dërgua menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme.