Aktualitet

Regjistri i krimeve seksuale, gjoba për pedofilët që nuk japin të dhënat. Ja si do t'i identifikojnë qytetarët

Shkruar nga Liberale
Regjistri i krimeve seksuale, gjoba për pedofilët që nuk japin

Regjistri i krimeve seksuale i miratuar në Kuvend, pritet të parandalojë sulmet seksuale. në të do të regjistrohen personat të cilët prej vitit 1995 e deri tani tani janë dënuar ose kanë vuajtur dënimin.

Këta individë, tashmë do të duhet të raportojnë çdo lëvizje të tyren jashtë Shqipërisë, si dhe u hiqet e drejta për t’u punësuar në institucione private dhe shtetërorë, ku ka fëmijë. Pjesë e këtij regjistri do të jenë dhe shtetasit e huaj, por që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por çfarë ndodh në rast se një i dënuar nuk kryen këto detyrime? Ata do të ndëshkohen me masa administrative dhe gjobë nga 500 mijë lekë deri në 1 milion në rast se refuzojnë të japin informacione per regjistrimin e tyre.

Çdo i dënuar do t’i hiqet e drejta për të udhëtuar jashtë vendit nga 6 deri në 12 muaj, si dhe nëse nuk mbajnë kontakte të vazhdueshme me komisariatin më të afër, do të paguajnë 300 deri në 700 mijë lekë gjobë, shkruan Euronews.

Megjithatë ata kanë të drejtë të përfitojnë nga programet e rehabilitmit dhe integrimit. Nëse një i dënuar pretendon se regjistrimi është i parregult ose në kundrështim me ligjin mund t’i drejtohet gjykatës.

Të gjithë qytetarët, përmes portalit e-albania, do mund të kërkojnë, nëse dyshojnë se dikush pranë tyre, mund të jetë pedofil. Në vendin tonë janë rreth 100 persona që kanë kryer dënimin për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe që enden të lirë rrugëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH