Aktualitet

EMRI/ Akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan. kapet në Dubai 36-vjeçari 

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Dubai pasi akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan. Ai është identifikuar si Armis Stafa alias Armees Stava.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Akuzohet nga GjKKO-ja, se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai, 36-vjeçari.


Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH