Aktualitet

Plagosi me th*kë 21-vjeçarin në Vlorë, në kërkim autori/Si paraqitet gjendja e të riut

Shkruar nga Liberale
Plagosi me th*kë 21-vjeçarin në Vlorë, në kërkim

Një 30-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti, dyshohet se ka plagosur me thikë një 21-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se fatmirësisht 21-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke marrë ndihmë në Spitalin e Vlorës.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

shpallën në kërkim shtetasin Xh. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Xh. S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH