Aktualitet

Zjarr i madh në Hoshtimë të Vlorës, digjen varrezat dhe rrezikohen banesat!

Shkruar nga Liberale

Zjarr i madh në Hoshtimë të Vlorës, digjen varrezat dhe

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të diele fshatin Hoshtimë në qarkun e Vlorës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme.

Flakët kanë përfshirë fillimisht zonën e varrezave të fshatit, ndërsa më pas janë përhapur me shpejtësi në drejtim të disa banesave, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe pronat e banorëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ndihmon në largimin e menjëhershëm të qytetarëve nga shtëpitë që rrezikohen nga zjarri. Banorët kanë nisur gjithashtu evakuimin e bagëtive nga stallat, për të shmangur humbje të tjera.

Në terren kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, ndërkohë që drejt zonës është nisur edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili po ndihmon me hedhjen e ujit nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH