Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë.
Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57 me orën lokale (09:57 UTC), me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.
Lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët, por nuk ka pasur raporte për dëme materiale apo persona të lënduar.