Vijon operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Por ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje të ashpër mes banorëve, policisë dhe IKMT-së, situata në ditën e gjashtë ishte më e qetë, por tensionet nuk munguan.
Bëhet e ditur se situata u tensionua me mbërritjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, deputetit Luçiano Boçi dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, të cilët duke mbështetur banorët, tentuan disa herë të çajnë kordonin e policisë, por pa sukses.
Aksioni u ndoq me kureshtje nga turistët e huaj, të cilët qëndronin në ballkonet e bujtinave të tjera.