Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, humbi jetën pasagjeri, vihet në pranga 19-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, humbi jetën pasagjeri, vihet

Një 19-vjeçar, është arrestuar sot, 13 korrik 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident rrugor që rezultoi në humbjen e jetës së pasagjerit.

Në pranga ka rënë shtetasi D.D., 19 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin nga automjeti që ai drejtonte, dhe ka dalë nga rruga.

Për shkak të aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjeri 18-vjeçar, që gjendej në automjet me 19-vjeçarin, ndërsa ka mbetur i lënduar pasagjeri tjetër që ndodhej në automjet.

E gjithë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në autostradën “Tiranë-Durrës”.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH