Aktualitet

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt vandalizmi/ Shoqata “Trojet e Arbrit” reagon ashpër

Shkruar nga Liberale.al

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt vandalizmi/

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë pak ditë më parë, një tjetër akt i rëndë është shënuar në Kosovë. Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e vendosur në qytetin e Prizrenit, është dëmtuar nga persona të panjohur, të cilët kanë lyer me ngjyrë ari përkrenaren dhe shpatën e heroit tonë kombëtar.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe nga Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila e ka cilësuar këtë akt si “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për të zbuluar autorët dhe për t’i vendosur përpara ligjit.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” – është shprehur Oroshi.

Nga ana tjetër, Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është duke hetuar rastin dhe po bashkëpunon me Prokurorinë për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore. Sipas autoriteteve, zona ku ndodhet shtatorja është e mbikëqyrur nga kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Shtatorja e Skënderbeut është vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” dhe përfaqëson një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kombëtare në Prizren.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH