Aktualitet

Edi Rama rrëfen fëmijërinë në diktaturë për “Die Zeit”: Jashtë ishim të lirë, por jetonim në dy botë paralele

Shkruar nga Liberale.al

Edi Rama rrëfen fëmijërinë në diktaturë për

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median prestigjioze gjermane Die Zeit, ku është ndalur edhe te kujtimet nga fëmijëria dhe jeta në Shqipërinë komuniste, të cilën e përshkruan si një vend të varfër, të izoluar dhe të kontrolluar rreptësisht nga regjimi i Enver Hoxhës.

I pyetur për ndjesinë e jetës atëherë, Rama tha se ndonëse fëmijët nuk kishin shumë materiale, ndiheshin të lirë dhe të lumtur kur luanin jashtë. Ai kujton se krijonin topa futbolli nga copa gome, luanin me gurë e copa druri, apo shpiknin lojëra duke qëndruar në trotuare dhe vëzhguar targat e makinave të rralla që kalonin.

“Nuk kishim shumë, por jashtë ishim të lirë dhe mjaft të lumtur. Automjetet private ishin të ndaluara, rrugët ishin bosh, duhej të ishe i duruar”, kujton Rama.

I pyetur nëse kishte ndier frikë gjatë atyre viteve, Rama theksoi se “frika” si ndjesi nuk ishte dominuese, por ajo që mbizotëronte ishte vetëdija për të mos kaluar “kufijtë e padukshëm” të sistemit.

“Frika është një reagim ndaj një ngjarjeje, por ngjarjet ishin shumë të rralla. Ne jetonim brenda kufijve që nuk duheshin kaluar, ndryshe do të ndodhte diçka e keqe. Jetonim në dy botë paralele: disa gjëra mund t’i thoshe vetëm në shtëpi, të tjera vetëm në publik, sepse ishin propagandë qesharake,” tha Rama në intervistën e realizuar nga gazetarët Stephan Lebert dhe Stefan Willeke.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH