Ish-deputetja e PD, Andia Ulliri ka mbetur jashtë Parlamentit. KAS ka rrëzuar ankimimin e saj, duke i dhënë mandatin e deputetit kandidatit në Qarkun Durrës, ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Andia Ulliri, e cila mbajti mandatin e deputetit për 4 vite, pretendonte të rikthehej sërish në Parlament, por kjo kërkesë u rrëzua.
“Lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri, kandidate e subjektit zgjedhor PD-ASHM.
Sot shpallim dispozitivin e vendimit që është: KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Andia Ullirit.
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit për caktimin e kandidatit fitues të subjektit zgjedhor të koalicionit PD-ASHM për qarkun Durrës për zgjedhjen në Kuvend të datës 11 Maj 2025″, thuhet në vendim.