Aktualitet

SPAK zhvillon kontrolle në Elbasan: Dyshohet korrupsion zgjedhor në favor të PS-së

Shkruar nga Liberale

SPAK zhvillon kontrolle në Elbasan: Dyshohet korrupsion zgjedhor në

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Prokurorja e Posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar katër kontrolle në kuadër të hetimeve për dyshime mbi korrupsion zgjedhor në favor të Partisë Socialiste. Ndër personat e kontrolluar është edhe një zyrtar i bashkisë së Elbasanit, të cilit iu sekuestrua telefoni për hetime të mëtejshme mbi përfshirjen e mundshme në blerje votash për një kandidat të PS-së.

Në një banesë që dyshohet se i përket një biznesmeni u gjetën mbi 200 mijë euro. Po verifikohet nëse kjo shumë ka lidhje me krimin zgjedhor. Celularët e sekuestruar do të analizohen për komunikime që mund të implikojnë figura politike, përfshirë edhe ata që mund të jenë aktualisht në Kuvend ose fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për dy hetime të ndara që kanë në fokus dyshime për manipulim votash në Elbasan, ku PS doli fituese. Deri tani, nuk ka pasur kontrolle ndaj banesave të deputetëve.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH