Aktualitet

E TRISHTË/ Pas aksidentit në Itali, ndërron jetë shqiptari, la pas tre fëmijë

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Pas aksidentit në Itali, ndërron jetë shqiptari,

Ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos punëtori shqiptar, Betim Bilangu, 50 vjeç, pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano.

Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim. Dhe përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje.

Por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH