Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun, zjarri po përparon me shpejtësi.