Aktualitet

Arrestohet një 38-vjeçar në Tiranë për ngacmim seksual

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet një 38-vjeçar në Tiranë për ngacmim

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, të cilën policia e ka zbatuar së fundmi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari, i identifikuar si S. K., i njohur edhe me emrin tjetër A. A., u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje mbi rastin, si identiteti i personit që ka bërë denoncimin apo rrethanat e ngjarjes. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.



Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH