Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Beratit, ku një punonjës të Policisë bashkiake është përfshirë në një sherr të dhunshëm me një qytetar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-pallatit të kulturës, ndërkohë ende nuk dihen arsyet e sherrit.
Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, fillimisht qytetari ka goditur punonjësin e policisë dhe më pas ky i fundit i është kthyer duke e shtrirë në tokë.
Më poshtë pamjet e siguruara nga JOQ:
Një punonjës i Policisë bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 19, 2025
Sherri ka ndodhur rreth 15 minuta më parë pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që… pic.twitter.com/LWwSBSxqC7