Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në Rroshnik të Beratit, dyshohet defekt elektrik

Shkruar nga Liberale.al

Makina përfshihet nga flakët në Rroshnik të Beratit,

Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Rroshnik të Beratit, duke u shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe ka shkaktuar shqetësim në zonë, për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në pyllin me pisha dhe parcelat përreth me ullinj.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur repartet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, për të shmangur përhapjen e tij në zonën pyjore dhe në tokat bujqësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH