Aktualitet

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

Shkruar nga Liberale

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka relatuar konkluzionet përfundimtare për deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i cili akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të parregullt.

Gjykata e Posaçme në seancë i ka kërkuar SPAK-ut që të mbajë parasysh faktin, që ai është deputet dhe familjar e për pasojë të dënohet me shërbim prove.

Avokati i tij kërkoi dënimin minimal ose me punë me interes publik, ose me gjobë.

“I mbrojturi prej meje ka pranuar ngjarjen. Sjellja e tij tregon që ai është një njeri i arsimuar. Atë ditë ka patur nië feste familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum ose detyrimin me punë me interes publik, ose me gjobë”, tha avokati i Xhafës në seancë.

Sipas gazetares Glidona Daci, Prokuroria e Posaçme kërkoi përfundimisht dënimin me 6 muaj burg që t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Po ashtu pasi avokati kërkoi që mund të dënohet me gjobë, SPAK ishte dakord që për mënyrën e vuajtjes së dënimit i pandehuri mund të paguajë një shumë në favor të shtetit. 

Pas kësaj, Gjykata e Posaçme u tërhoq në Dhomë Këshillimi për të marrë vendim.

Sipas SPAK, deputeti Xhafa, në gjendje të dehur, duke drejtuar automjetin e tij u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Qani Xhafa kandidoi si deputet për Partinë Demokratike edhe në zgjedhjet e 11 majit. Ai ishte në listën e hapur, ku ka dalë i pari mes kandidatëve demokratë me rreth 6 mijë vota për të.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH