Sociale

OSHEE i faturon 7 mln lekë drita, qytetari në lot: Kam ikur në 2004-ën!

Shkruar nga Liberale

OSHEE i faturon 7 mln lekë drita, qytetari në lot: Kam ikur në

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon madje me lot në sy në emisionin “Stop” se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004.

Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë.

Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar se kontrata e Isait është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.

Edhe vetë Tofiku tregon se paguante me dy kontrata, sot nuk e di se ku kanë vajtur paratë. Supervizori Saljon Hoxha thotë se ia kanë marrë ankesën Isait dhe ia kanë përcjellë teknikës në Berat, pasi vetëm kaq mund të bëjnë.

Endrit Toska, drejtor i OSHEE-së Berat, shpjegon se janë bërë verifikimet dhe i janë nisur drejtorive në FSHU për të gjetur një zgjidhje.

Pas gjithë këtyre hallkave, “Stop” drejtohet në OSHEE-në qendrore dhe pas disa ditësh vjen përgjigjja se Isa Hoxha është i lirë nga detyrimet.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH